Xhaferi raportoi për punën e Kuvendit: Kemi punuar për të lehtësuar jetën e qytetarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot ka mbajtur fjalimin e vjetor, në të cilin ka raportuar për punën e Kuvendit në vitin 2021.

Ai deklaroi se kanë punuar për të ndryshuar dhe përmirësuar dispozitat ligjore, për të lehtësuar jetën e qytetarëve të RMV-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“U përpoqëm dialogun politik, kryqëzimin e argumenteve dhe betejën për të ndryshuar dhe përmirësuar dispozitat ligjore për të lehtësuar jetën e qytetarëve tanë të bëhet këtu në Parlament, brenda Shtëpisë së Demokracisë dhe kjo mund të shihej përmes kanalit televiziv parlamentar dhe me ndjekjen e seancave përmes transmetimit. Nuk them se ky është maksimumi që mund të kishim bërë, përkundrazi, gjithmonë mund të bëjmë më shumë, por ju siguroj se kushtetuta dhe rregullorja jonë do të vazhdojnë të jenë korniza bazë në të cilat Kuvendi i Republikës së Maqedonia e Veriut do të lëvizë”, tha mes tjerash Xhaferi.

Ai gjithashtu përmendi kushtet e pandemisë, në të cilat kanë punuar deputetët, duke shtuar se janë respektuar të gjitha protokollet për mbrojtje nga COVID-19.

Advertisement

“Megjithatë, edhe në kushte të tilla kufizuese, shtëpia ligjvënëse ka konfirmuar efektivitetin dhe produktivitetin e saj në këto kushte. Nga gjithsej 59 seanca plenare, 39 janë përfunduar. Janë gjithsej 20 seanca plenare të papërfunduara”, deklaroi Xhaferi.

Ai më tej informoi se në vitin 2021 janë miratuar gjithsej 209 ligje, prej të cilave 111 me procedurë të rregullt dhe 79 me procedurë të shkurtuar. Gjithsej 188 ligje janë dorëzuar nga Qeveria, 21 janë dorëzuar nga deputetët në Kuvend.

Siç tha Xhaferi, janë sjellur dhe 21 ligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera./Telegrafi/

 

Advertisement

Xhaferi raportoi për punën e Kuvendit: Kemi punuar për të lehtësuar jetën e qytetarëve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy