Xhaferi takon Ambasadoren e Rumanisë Aksinte

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim protokollar me ambasadoren e Rumanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Adella Monika Aksinte.

“Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për takimin dhe i drejtoi urime me rastin e emërimit për ambasadore, me ç’rast e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë bilateral dhe vazhdimin e të njëjtit në nivelin më të lartë dhe në nivel të Grupeve Parlamentare të Bashkëpunimit, sapo të lejojnë këtë kushtet shëndetësore në të dy vendet. Ai njëherazi falënderoi edhe për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme që Rumania ia jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në planin e integrimit evropian të vendit dhe shprehu besimin se dhe si aleatë në NATO do të kemi bashkëpunim të frytshëm dhe të vazhdueshëm”, informoi Kabineti i Xhaferit.

Në kumtesë theksohet se ambasadorja Aksinte e përshëndeti funksionimin e Kuvendit si promovues i rëndësishëm i ligjeve reformuese që janë në interes të të gjithë qytetarëve dhe ndau një konstatim të rëndësishëm se miqësia e vendosur ndërmjet dy dhomave ligjvënëse të Rumanisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mars të këtij viti do të shënojë traditë 20-vjeçare të bashkëpunimit ndërmjet Grupeve Parlamentare të Bashkëpunimit dhe e përshëndeti fuqishëm këtë.

Aksinte theksoi se këto marrëdhënie në të ardhmen do të kultivohen me intensitetin e njëjtë ndërsa theks i veçantë do të vihet mbi përforcimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike.

Advertisement

“Ambasadorja shprehu mirënjohje për sjelljen miqësore dhe mikpritjen e ngrohtë në vendin tonë. Në fund, të dy bashkëbiseduesit e riafirmuan rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm politik në drejtim të përforcimit të bashkëpunimit të përgjithshëm bilateral mes dy shteteve dhe sidomos avancimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ndarjen e përvojave të përbashkëta nga politika e jashtme dhe diplomacia parlamentare”, thuhet në në kumtesën për takimin e kryetarit të Kuvendit, Xhaferi dhe ambasadoren rumune Aksinte.

Xhaferi takon Ambasadoren e Rumanisë Aksinte shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy