Xhaferi: Zgjedhjet para Maqedonisë së Veriut janë përcaktues për perspektivat euroatlantike dhe me rëndësi rajonale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot, në Mynih, Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u takua me përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Piç. Gjatë takimit, u diskutua për rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme në Maqedoninë e Veriut, si dhe për perspektivat euroatlantike të vendit dhe rëndësinë e stabilitetit rajonal.

Në takim, Lordi Piç uroi Kryeministrin Xhaferi për postin e Kryetarit të Qeverisë dhe për zgjedhjen e Qeverisë së re. Bashkërisht e theksuan rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme, në aspekt të zgjedhjeve të drejta dhe demokratike dhe si përcaktues në perspektivat euroatlantike të shtetit. Po ashtu, u shpreh vullneti për zbatimin e standardeve evropiane më të larta në procesin zgjedhor, duke e vlerësuar këtë si një hap drejt integritetit demokratik të vendit.

Në këtë kontekst, u shpalos rëndësia e perspektivës së qartë të BE-së për rajonin, si një shtytje për përparimin dhe pajtimin e tij. U bisedua gjithashtu për situatën në Bosnjë-Hercegovinë dhe raportet midis Serbisë dhe Kosovës. Bashkëbiseduesit u pajtuan se rajoni është truall i ndjeshëm ndaj narrativës dezinformuese dhe kërkuan një menaxhim të vigjilent të kësaj sfide të sigurisë.

Kryeministri Xhaferi shprehu vullnetin për të vazhduar angazhimin e fortë të vendit në promovimin e sigurisë rajonale, duke e konfirmuar qëndrimin e Maqedonisë së Veriut në linjë me politikat e BE-së dhe NATO-s. /Telegrafi/

Advertisement

Xhaferi: Zgjedhjet para Maqedonisë së Veriut janë përcaktues për perspektivat euroatlantike dhe me rëndësi rajonale shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy