
Politikani bullgar dhe ish-deputeti evropian Angel Xhambaski, në stilin e tij karakteristik, kritikoi eurodeputeten sllovene Irena Joveva për fjalimin e saj në Parlamentin Evropian që ishte në mbrojtje të Maqedonisë.
Joveva, e cila është me origjinë maqedonase, iu drejtua kolegëve të saj bullgarë në PE në maqedonisht kur u votua raporti i progresit të vendit.
Xhambaski e sulmoi fjalimin e saj, duke e quajtur “urrejtësen më të egër dhe të tërbuar të Bullgarëve”. Ai pretendon se Joveva është me origjinë bullgare.
“Një nga urrejtëset më të egra dhe më të tërbuara të bullgarëve në Parlamentin Evropian është kjo zonjë. Babai i saj është bullgar nga Bosilegradi, për të cilin ajo thotë se është “bullgar i lindur në Serbi”, dhe nëna e saj është “maqedonase” e lindur në Shkup. Joveva shpreh vazhdimisht urrejtje të vërtetë për Bullgarinë dhe bullgarët, mohon ekzistencën e bullgarëve maqedonas, mohon historinë dhe trashëgiminë bullgare në Rs të Maqedonisë së sotme.
Ky është pikërisht rezultati i asimilimit brutal dhe gjenocidit të bullgarëve në periferitë perëndimore bullgare të pushtuara dhe në Maqedoni nga satrapët serbo-komunistë dhe politika e pabesë e qeverive bullgare nga 9 shtatori 1944 deri në ditët e sotme. Pa përjashtime dhe pa falje”, shkroi Xhambaski në Facebook./Telegrafi/
The post Xhambaski kritikon Jovevan: Ajo i urren bullgarët, ndërsa babai i saj është me prejardhje bullgare appeared first on Telegrafi.