Xhambaski: Nëse respektohen “vijat e kuqe”, komisioni maqedono-bullgar nuk do të mund të funksionojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Eurodeputeti bullgar Angel Xhabmaski bëri një koment të mprehtë mbi Rezolutën mbi përcaktimin e pozicioneve shtetërore të Maqedonisë së Veriut në kontekstin e bllokadave të integrimit evropian, të miratuar në Kuvend të enjten, duke pretenduar se i bën të gjitha diskutimet e bazuara në fakte të vjetëruara.

Në një letër drejtuar eurodeputetëve evropianë, si dhe ministrit të jashtëm gjerman Heiko Maas, Xhambaski tha se nëse respektohen ato “vija të kuqe” nga komisioni i përbashkët maqedono-bullgar, të ngritura sipas Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë të vitit 2017, ai thjesht nuk mund të funksionojë.

“Qëllimi i tij fillestar ishte zgjidhja e çështjeve të pazgjidhura që lidhen me historinë, kulturën, identitetin dhe gjuhën. Por që nga fillimi, pala maqedonase ka bojkotuar vazhdimisht Komisionin, sepse nuk mund të paraqesë dëshmi të besueshme, bazuar në burimet historike parësore dhe dytësore, të cilat mbështesin pretendimet e tij”, pohon ai.

Ai akuzon se Rezoluta për “vijat e kuqe” i bën të vjetruara të gjitha diskutimet e bazuara në fakte, dokumente dhe burime të besueshme dhe thekson se pavarësisht nga dëshmitë e paraqitura, pala maqedonase do të thotë se thjesht nuk do ta diskutojë këtë çështje.

Advertisement

Xhambaski në fund shkruan se një fakt tjetër i pashmangshëm është se qëndrimi bullgar për çështjen historike nuk mund dhe nuk do të ndryshojë./Telegrafi/

Xhambaski: Nëse respektohen “vijat e kuqe”, komisioni maqedono-bullgar nuk do të mund të funksionojë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy