Zabërçanec: Nisma “Ballkani i hapur” lehtësoi të gjitha procedurat kufitare për njerëz dhe mallra

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Ballkani i Hapur” është një nismë rajonale për bashkëpunim për ta bërë jetën tonë më të mirë, kryesisht përmes qarkullimit të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve. Bëhet fjalë për marrëdhënie më të mira mes disa vendeve. Për ilustrim, kamionët që transportojnë mallra të caktuara nuk presin gjatë në kufi dhe në pika kontrolli, por kalojnë shumë më thjeshtë dhe më shpejt”, tha Marjan Zabërçanec.

Ai shtoi se me “Open Balkan” tregtia mes vendeve po frymon lirshëm dhe pa kontrolle të shtuara siç ka ndodhur viteve të mëparshme.

“Ne besojmë në kontrollin e Shqipërisë dhe Serbisë dhe ata besojnë në kontrollin tonë. Nëse një kamion me shalqinj nga Shqipëria do të udhëtojë në Serbi, do të kontrollohet një herë ose kurrë. Nëse atij kamioni iu deshën 30 orë për të kaluar nëpër të gjitha procedurat dhe kontrollet dhe pikat kufitare, tani kjo bëhet shumë më shpejt dhe me efikasitet në vetëm pak orë.”  tha Zabërçanec, Koordinator Kombëtar për “Open Balkans”, në një deklaratë për edicionin e lajmeve në televizionin Sitel.

“Tani jemi në proces të përgatitjes së softuerit, të njëjtën gjë po bëjnë edhe serbët edhe shqiptarët. Çdo qytetar që duhet të punojë në një vend tjetër do të jetë po aq i lirë sa në vendin e tij, do t’i bien lejet e punës dhe do t’i njohim diplomat pa nostrifikim. Nëse një kompani shqiptare ka një zyrë përfaqësuese në Shkup, nuk ka nevojë të marrë leje pune për punonjësit e saj që vijnë nga Shqipëria. Ka pasur disa informacione nëse të rinjtë do të shkojnë në vende të tjera në këtë mënyrë, sigurisht jo, vlerësimet janë se ky do të jetë një proces i ndërsjellë që do të përfitojë të tre vendet”, shtoi Zabërçanec.

Advertisement

Zabërçanec: Nisma “Ballkani i hapur” lehtësoi të gjitha procedurat kufitare për njerëz dhe mallra shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy