Zaev: Ballkani nuk është më bombë e kurdisur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Besoj se Ballkani nuk është më bombë e kurdisur, por po bëhet Ballkan Evropian ku ndërtohen ura miqësie dhe gjenden zgjidhje përmes dialogut dhe bashkëpunimit. I bindur jam se edhe ato zgjidhje që nuk janë gjetur akoma, do të gjenden përmes dialogut”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në intervistën e mbrëmshme për televizionin N1.

I pyetur në lidhje me idenë e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, ai tha se nuk ishte e mirë dhe se e ardhmja e përbashkët e të gjitha vendeve në rajon është në BE.

“Evropa pa kufij, Evropa ku njerëzit punojnë, bashkëpunojnë dhe komunikojnë me njëri-tjetrin. Jam i bindur që këto ide janë ide të individëve, se ato janë në pakicë dhe nuk do të kenë të ardhmen e tyre sepse besoj se përmirësimi i bashkëpunimit në rajonin tonë është pjesë e jona”, deklaroi Zaev.

Duke folur për “Mini-Shengenin”, ai tha se nga kjo do të përfitojnë të gjithë dhe do të rriste bashkëpunimin rajonal.

Advertisement

“Nëse një maqedonas mund të aplikojë për punë në Nish ose Novi Sad, ashtu si një serb, ose anasjelltas, një serb mund të aplikojë për punë në Strumicë ose Shkup, nëse shkëmbimi ynë i ndërsjellë i produkteve me të vërtetë shpejton procesin e kalimeve kufitare, nëse lejojmë njohjen e diplomave në mënyrë që qytetarët të mund të gjejnë punësim edhe më të lehtë, nëse mund tu themi investitorëve të huaj se për investimet e tyre në Vranje ose Nish, nëse kanë nevojë për inxhinierë shtesë, ata mund t’i gjejnë në Shkup dhe t’i punësojnë, nga e gjithë kjo përfitojnë të gjithë”, tha kryeministri i Maqedonisë të Veriut.

Ai shpreson që “Mini-Shengeni” do të shkaktojë vëmendje serioze në Qeverinë e re të Kosovës, por gjithashtu edhe atë të Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, sepse në atë mënyrë rajoni në tërësi do të lëvizë shumë më shpejt drejt BE-së.

Theksoi se në Maqedoninë e Veriut, para disa muajve, u soll një vendim që të kthehet gjuha serbe si gjuhë përzgjedhëse nga klasa e 3-të deri në klasën e 6-të dhe se po bëhen përgatitje që kjo të bëhet edhe në klasat e larta.

“Akti i fundit i dashurisë vëllazërore që e tregoi populli serb është që të dhurojë më shumë se 8,000 vaksina kur ka mungesë të vaksinave në të gjithë botën dhe kur Serbia nuk ka mjaft, ky është një akt vërtet i madh miqësie që unë dhe populli nuk do të harrojnë”, tha Zaev.

Advertisement

Në intervistë, ai foli edhe për krizën e koronës dhe kufizimet e mundshme të udhëtimit. Për atë nëse qeveria në Shkup mendon se si udhëtarët nga Serbia do të kalojnë përmes Maqedonisë së Veriut gjatë verës, duke e pasur parasysh situatën me koronavirusin, Zaev tha se edhe kur kishte numër më të lartë të të infektuarve, kufijtë me Serbinë ishin të hapur, me përjashtim të ndalimit nga 20 kur u shfaq lloji britanik.

“Dje kishim tre autobusë në “City Moll” këtu nga Nishi, ata erdhën për të blerë me maska sepse nuk mundën në Serbi për shkak të masave”, tha Zaev, duke shtuar se do të gjindet zgjidhje më fleksibile që qytetarët serbë të vijnë dhe të kalojnë përmes Maqedonisë së Veriut, ndërsa edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut të shkojnë në Serbi.

Zaev: Ballkani nuk është më bombë e kurdisur shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy