Zaev: Derisa ekzistojnë maqedonas, do të ketë edhe gjuhë maqedonase

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Derisa ekziston gjuha maqedonase do të ekzistojnë edhe maqedonasit, dhe derisa ekzistojnë maqedonasit do të ekzistojë edhe gjuha maqedonase”.

Këtë sot e deklaroi kryeministri Zoran Zaev, në fjalimin e tij në ditën e dytë të Konferencës shkencore ndërkombëtare “Gjuha maqedonase – burim i hulumtimeve shkencore”.

“Me vite jam mbështetës i kësaj konference për gjuhën maqedonase dhe çdoherë është kënaqësi të jem këtu me ju, madje edhe në rrethana në jashtëzakonshme siç është kjo pandemia e mallkuar”, tha Zaev.

Ai tha se këto konferenca dërgojnë mesazh të fuqishëm për gjuhën maqedonase.

Advertisement

Zaev i ftoi qytetarët që ta ruajnë gjuhën maqedonase, pasi siç tha, “gjuha janë të gjithë ata”./Telegrafi/

Zaev: Derisa ekzistojnë maqedonas, do të ketë edhe gjuhë maqedonase shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy