Zaev: Do zhgënjehesha nëse BE nuk hap dritën jeshile për RMV dhe Shqipërinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u shpreh për Balkan Talks në Euronews Albania se do zhgënjehej, nëse BE nuk do t’i japë dritën e gjelbër shtetit që ai drejton dhe Shqipërisë.

Ai tha se të dyja vendet kanë qenë të përkushtuara në realizimin e reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian.

“Do të jem edhe i zhgënjyer edhe tërësisht i thyer. Ne duhet të punojmë në evropianizimin e vendeve tona, vërtet jemi të përkushtuar dhe vërtet nuk na duhen zhgënjime të reja,”- shprehet z. Zaev.

Trajtimi i BE-së ndaj krizës mes Sofjes dhe Shkupit, për kryeministrin Zaev është në ndihmë të zgjidhjes së problemit.

Advertisement

Sipas tij, Bashkimi Evropian është alternativa e vetme që ekziston dhe sado që të jetë i zhgënjyer, ai dhe populli nuk kanë alternativë tjetër.

“Bashkimi Evropian po na ndihmon, BE është BE, për ne ajo është shenjtëri, ne nuk kemi askënd përveç Bashkimit Evropian. BE është alternativa e vetme që na ekziston, dhe sado që të jem i zhgënjyer unë dhe populli ynë, nuk kemi alternativë tjetër. Ne kërkojmë vetëm të vazhdojë procesi i evropianizimit, për momentin nuk presim hap të radhës, gjysmë hapi presim”, tha kryeministri i RMV-së.

Deklaratën e Komisionerit për Zgjerimi, Oliver Varheji se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria mund të ndahen në udhëtimin e tyre drejt Bashkimit Evropian, deklaratë që nuk u pranua dhe hodh poshtë nga Gjermania dhe vende te tjera, z. Zaev e sheh nga aspekti pozitiv, pasi mandati dhe misioni i komisionerit është zgjerim i BE-së.

Sipas kryeministrit Zaev, Bashkimi Evropian ka standarde të njëjta lidhur me çeljen e negociatave, për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Advertisement

“Standardet janë të njëjta, komisari Varhejli është komisari ynë, ai kujdeset për zgjerimin e BE-së dhe ndonjëherë jep porosi të caktuara që të mund të nxit bisedime, përparim të reformave, zgjidhje të problemeve bilaterale. Bullgaria duke ndaluar RMV-në në njëfarë mënyre edhe Shqipërinë e bllokon, kjo është një ndjenjë e pakëndshme”, theksoi Zaev./euronews.al/

Zaev: Do zhgënjehesha nëse BE nuk hap dritën jeshile për RMV dhe Shqipërinë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy