Zaev: Gënjeshtrat e Arsovskës nuk kalojnë, qytetarët të dielën do të vendosin për progresin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zaev në intervistë për Kanal 5 thotë se Maqedonisë nuk i duhet rruga konservative që nuk është e afërt me vlerat evropiane dhe për këtë shkak, siç thotë Zaev, presim fitore në rrethin e dytë.

Sipas Zaev, është nënçmuese që shtetas i huaj të jetë kandidat për kryetar të Shkupit në kohën kur ka proces negociues me Bullgarinë dhe përpjekje për zgjidhje të problemit.

“Ne jemi përfaqësues të tezës një shoqëri për të gjithë dhe nuk na pengon se kush çfarë përkatësie ka, por, ta gënjeni popullin për një gjë të tillë është e patolerueshme”, tha mes tjerash Zaev.

Ai shtoi se populli do ta thotë mendimin e vet në zgjedhje dhe se qytetarët do të dërgojnë mesazh se rrenat nuk kalojnë dhe se do të vazhdojë progresi./Telegrafi/

Advertisement

 

Zaev: Gënjeshtrat e Arsovskës nuk kalojnë, qytetarët të dielën do të vendosin për progresin shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy