Zaev: Gjendja e jashtëzakonshme nuk duhet të vazhdohet, më 5 korrik zgjedhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Gjendja e jashtëzakonshme deri tani u vazhdua për shkak të masave ekonomike për ndihmë të qytetarëve dhe ekonomisë. Qeveria nuk e sheh të nevojshme që të sjell edhe pakon e katërt të masave ekonomike, sepse deri në vjeshtë do të miratohet pakoja e tretë e masave ekonomike, që tashmë është miratuar”.

Këtë e tha sot kryetari i LSDM, Zoran Zaev, në lidhje me atë se a duhet të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme, e cila përfundon të shtunën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se menjëherë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme duhet të rrjedhin afatet ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme kuvendare.

“Nuk ka asnjë arsye që Qeveria të kërkoj gjendje të re të jashtëzakonshme. Nuk ka dhe bazë për ta arsyetuar një kërkesë të tillë. Për këtë shkak afatet për zgjedhje mbeten ashtu siç janë parashikuar me Ligj dhe kushtetutë, a ajo është 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, gjegjësisht 5 korrik”, deklaroi Zaev.

Advertisement

Ndryshe, gjendja e jashtëzakonshme përfundon të shtunën, ndërsa nuk ka pasur paralajmërime se ajo do të vazhdohet.

Qeveria sot pasdite do të mbajë mbledhje, në të cilën në agjendën e diskutimeve është edhe marrja e një qëndrimi në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme./Telegrafi/

Zaev: Gjendja e jashtëzakonshme nuk duhet të vazhdohet, më 5 korrik zgjedhje shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy