Zaev: Goce Dellçev është revolucionar maqedonas, do të gjejmë zgjidhje me Bullgarinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ka folur sërish në lidhje me çështjen e hapur me Bullgarinë, rreth Goce Dellçevit.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se cili është qëndrimi i tij në lidhje me atë nëse Goce Dellçev, është bullgar apo maqedonas, Zaev tha se Dellçev është revolucionar maqedonas, megjithatë tha se është fakt që edhe bullgarët e konsiderojë Dellçevin si revolucionarin e tyre.

“Goce Dellçev është revolucionar maqedonas, por gjithashtu është fakt se edhe bullgarët e konsiderojnë si revolucionar bullgar të tyrin. Fakt është se ne e kemi Dellçevën, qytet që mban emrin e tij, por edhe në Bullgari ka qytet që mban emrin e Goce Dellçevit. Kemi përmendore gjithandej të tij nëpër vendin tonë edhe në Bullgari. Së bashku me kryeministrin bullgar Borisov u përkulëm në Sofia para përmendores së Goce Dellçev, por edhe tek varri i tij në Shkup. Realiteti dhe faktet janë të tilla”, shtoi Zaev./Telegrafi/

Zaev: Goce Dellçev është revolucionar maqedonas, do të gjejmë zgjidhje me Bullgarinë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy