Zaev: I thash Gruevski se di gjithçka për parregullsitë e zgjedhjeve të 2014

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri, Zoran Zaev sot në Gjykatën Penale dëshmoi në rastin “Titanik”.

Gjegjësisht, Zaev në sallën e gjyqit tha se e vetmja marrëveshje që ai bëri me Nikolla Gruevski ishin lidhur me ndryshimet në Ligjin Zgjedhor.

Në atë drejtim, sipas Zaev, nëse kërkesat e asaj kohe harmonizoheshin, opozita do të kishte një garanci në kohë për një proces të ndershëm zgjedhor. Gjithashtu, Zaev pastaj i tha Gruevskit se ai dinte për të gjitha parregullsitë në zgjedhjet e vitit 2014.

Ai ndau se parregullsitë zgjedhore të kryera nga partia e atëhershme në pushtet ishin kryer nga inspektorët dhe shërbimet e inspektimit.

Advertisement

“Inspektorati Shtetëror i Tregut, Inspektorati i Punës, DAP bënë presion mbi personat juridikë që të dënohen nëse pronarët e kompanive dhe shumica e punonjësve nuk votojnë për partinë në pushtet”, tha Zaev, duke shtuar se Policia Financiare ishte gjithashtu e përfshirë./Telegrafi/

Zaev: I thash Gruevski se di gjithçka për parregullsitë e zgjedhjeve të 2014 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy