Zaev: Kemi zgjidhje me Bullgarinë që është e pranueshme për të dy palët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Zaev në një intervistë për TV21, deklaroi se me Bullgarinë ka zgjidhje që është e pranueshme për të dy palët.

Ai theksoi se këtë do t’ia lë kohës, pasi siç tha, nuk dëshiron t’i dëmtojë negociatat.

“Kemi zgjidhje me Bullgarinë që është e pranueshme nga të dy palët. Unë dua të besoj, nuk mund ta konfirmoj por dua të besoj se edhe kësaj radhe nuk morëm dritën jeshile sepse ata nuk kanë Parlament dhe nuk kanë Qeveri politike, sepse unë e di se për çfarë fola në Bullgari dhe e di se shqetësimet janë adresuar Bullgarisë dhe nuk ka zgjidhje tjetër, por do t’ia lëmë kohës të tregojë që ne sinqerisht duam të ndërtojmë miqësi me fqinjin tonë lindor Bullgarinë” u shpreh Zaev.

Zaev: Kemi zgjidhje me Bullgarinë që është e pranueshme për të dy palët shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy