Zaev konfirmon shuarjen e familjes katër anëtarëshe nga aksidenti i tmerrshëm i autobusit në Bullgari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zaev konfirmon shuarjen e familjes katër anëtarëshe nga aksidenti i tmerrshëm i autobusit në Bullgari

Në mesin e viktimave nga tragjedia që ndodhi në Bullgari janë edhe një familje katër anëtarëshe.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, duke treguar për gjendjen e të lënduarve ka thënë se nga aksidenti kanë humbur jetën katër familjarë të një familjes nga Shkupi.


Pamje nga vendi ku u aksidentua autobusi në Bullgari – aty humbën jetën 45 njerëz nga Maqedonia e Veriut

Advertisement

A.A i lindur në vitin 1985, XH.A e lindur në vitin 1986 dhe dy fëmijët e mitur të tyre bineq, të vitit 2017.

Përndryshe, sot në vendin e quajtur Pernik në Bullgari ka ndodhur një aksident i tmerrshëm i një autobusi nga Maqedonia e Veriut.

Nga ky aksident tragjik, kanë humbur jetën 45 njerëz nga Maqedonia kurse rreth 20 prej tyre raportohet se kanë qenë të rinj.

Advertisement

Autoritetet bullgare tregojnë gjendjen e të mbijetuarve nga aksidenti tragjik i autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 njerëzFlet një i mbijetuar nga aksidenti i autobusit në Bullgari

Shkaku i përplasjes është duke u hetuar ndërkohë që në raportimet lokale është thënë se autobusi mund të ketë goditur një parmak.

Advertisement

Incidenti ka ndodhur në autostradën Struma rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes, në orët e para të mëngjesit të së martës.

Një zyrtar nga spitali në Sofje ka thënë se shtatë persona janë duke u trajtuar, të cilët kanë arritur të largohen nga autobusi./Telegrafi/

Zaev konfirmon shuarjen e familjes katër anëtarëshe nga aksidenti i tmerrshëm i autobusit në Bullgari shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy