Zaev: Liderët evropian e kuptojnë mirë mesazhin tonë – Identiteti maqedonas nuk është për t’u negociuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë dy ditëve të fundit realizoi takime me përfaqësuesit më të lartë të Komisionit Evropian dhe të Parlamentit Evropian, si dhe takime me disa ministra për punë të jashtme të vendeve anëtare të BE-së.

“Këtë javë jemi në agjendë pune intensive evropiane në relacionin Shkup – Bruksel- Madrid – Athinë. Sot ju drejtohem nga Misioni i Maqedonisë së Veriut, këtu nga zemra e Bashkimit Evropian, nga Brukseli.

Kishim takime intensive me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve evropiane dhe u siguruam që edhe në Komisionin Evropian edhe në Parlamentin Evropian edhe në cilindo institucion tjetër evropian, përfaqësuesit kyç e dinë dhe e kuptojnë që identiteti ynë maqedonas nuk është për t’u negociuar dhe asnjëherë nuk do të jetë për t’u negociuar.

Fon der Lajen, Varheji, Sasoli, Borel, Timermans, Lajçak, Veber, Quçuk, Çollosh – të gjithë liderët evropian dhe përfaqësues e dinë dhe e kuptojnë pozitën tonë – deri sa dikush përpiqet, dhe atë mund ta shohim se përpiqet, gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas ta vendos në tryezë për bisedime, ne nuk do të negociojmë.

Advertisement

Thamë qartë dhe zëshëm dhe e përsëritëm – largoni secilin diskutim për gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas nga tryeza e bisedimeve në Bruksel – pas kësaj mund të vazhdojmë të diskutojmë për ardhmërinë tonë evropiane”, tha Zaev.

Zaev tha se ne kemi edhe krenari edhe identitet personal. Krenarinë mund ta përforcojmë ose ta qetësojmë, por identiteti dhe gjuha maqedonase janë të paprekshme për ne, një dhe të vetme, të pandryshueshme. Me identitetin maqedonas, shton ai, nuk guxon dhe nuk do të luaj as Qeveria ime, as asnjë Qeveri tjetër, e as më pak shtet tjetër ose Union në të cilin nuk jemi anëtarë./Telegrafi/

 

Zaev: Liderët evropian e kuptojnë mirë mesazhin tonë – Identiteti maqedonas nuk është për t’u negociuar shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy