Zaev: Mundësitë për heqjen e bllokadës bullgare do të rriten për 50 për qind pas zgjedhjeve në të dyja vendet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Zaev sot tha se për 50 për qind do të rriten mundësitë që të hiqet bllokada bullgare pas zgjedhjeve.

“Edhe në Bullgari edhe në Maqedoninë e Veriut kemi zgjedje. Politikanët janë shumë specifikë, megjithatë ne vazhdojmë me bisedimet, kemi tema dhe ka zgjidhje”, tha Zaev.

Sipas tij, zgjidhja e kontestit mes dy vendeve do të jetë mesazh inkurajues për gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Besoj se ka zgjidhje dhe kam përvojë në gjetjen e shumë zgjidhjeve. Personalisht besoj se deri në fund të vitit mund të gjendet zgjidhje”, tha Zaev./Telegrafi/

Advertisement

Zaev: Mundësitë për heqjen e bllokadës bullgare do të rriten për 50 për qind pas zgjedhjeve në të dyja vendet shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy