Zaev: Ndihmë financiare prej 30.750 denarëve për muzikantët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Zoran Zaev në “Facebook” se objekti turistik dhe hotelerik është sektori më i prekur nga kriza e pandemisë dhe për këtë shkak, në kuadër të Paketës së gjashtë ekonomike, është paraparë edhe ndihmë për ata.

“Mbështetje financaire prej 30.750 denarë për të gjithë muzikantët, anëtarët e shoqatave të muzikantëve, si dhe për udhëheqësit turistik të licencuar, të cilët gjatë vitit 2020 kanë pasur të hyra neto prej 15 mijë denarëve”, shkruan Zaev.

Ai shton se agjencitë turistike do të mbështeten me 1.4 milionë euro, ndërsa Agjencitë Turistike me licencë A do të marrin nga 5.000 euro, ndërsa agjencitë turistike me licencë B do të marrin nga 2.000 euro.

Si ndihmë shtesë për sektorin turistik dhe hotelerik, thotë Zaev, do të jenë edhe 50 mijë testet PCR për turistët e huaj që do të qëndrojnë në shtet./Telegrafi/

Advertisement

Zaev: Ndihmë financiare prej 30.750 denarëve për muzikantët shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy