Zaev në takim me OSBE: Me amendamentet e pranuara në Kodin Zgjedhor, siguruam garanci shtesë për zgjedhjet lokale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev dhe ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq pranuan delegacionin e misionit për ndjekjen e zgjedhjeve lokale në zyrën e OSBE-së për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut, e udhëhequr nga shefja e misionit Tane de Zulueta.

zaev dhe Mariçiq në takim theksuan se të gjitha përgatitjet për zbatimin e zgjedhjeve demokratike për zgjedhjet lokale janë bërë në pajtim të plotë me rekomandimet e OSBE-ODHIR duke përfshirë këtu edhe ata që kanë të bëjnë për Kodin Zgjedhor.

Sipas njoftimit të Qeverisë, në takim ata njoftuan për amendamentet e pranuara në Kodin Zgjedhor që kaluan me shumicë nga të gjitha partitë politike me çka u siguruan garanci shtesë për zbatimin e zgjedhjeve lokale sipas standardeve më të larta.

Zaev po ashtu theksoi se Maqedonia e Veriut është vlerësuar lartë për organizimin e tre zgjedhjeve, ato presidenciale, parlamentare dhe lokale./Telegrafi/

Advertisement

Zaev në takim me OSBE: Me amendamentet e pranuara në Kodin Zgjedhor, siguruam garanci shtesë për zgjedhjet lokale shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy