Kryeministri Zoran Zaev, sot pasdite ka realizuar takim me zv.sekretaren e Departamentit Amerikan të Shtetit, Vendi Sherman, në të cilin kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të NATO-s.

Siç njoftojnë nga Qeveria, në takim është diskutuar për gjendjen momentale në Afganistan dhe janë kofirmuar mekanizmat për evakuimin e popullatës civile.

“Kryeministri Zaev i informoi aleatët se Maqedonia e Veriut ka përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe ka përgatitur protokollet me të cilat Qeveria është aktualisht e gatshme të pranojë rreth 650 qytetarë, vendas nga Afganistani, punonjës, gra dhe fëmijë nga familjet e punonjësve në misionet ndërkombëtare humanitare, demokratike dhe paqeruajtëse, aktivistë të të drejtave të njeriut, gazetarë, përkthyes, studentë, bursistë dhe qytetarë që kanë mbështetur forcat aleate të NATO -s në Afganistan për 20 vitet e fundit, përfshirë Ushtrinë Maqedonase”.

“Zv.sekretarja e Departamentit të Shtetit, Sherman, përshëndeti hapur angazhimin e Maqedonisë së Veriut si një partner i konfirmuar dhe i besuar i Shteteve të Bashkuara në këtë mision të përbashkët humanitar”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Zaev në takim me Sherman: Maqedonia është partner i besueshëm i SHBA-ve appeared first on Telegrafi.