Zaev: Nesër vendosim për shkarkimin e mundshëm të Paunovskit, do të takohem me inspektorët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Zoran Zaev tha se gjatë ditës ka kërkuar që të takohet me inspektorët të cilët kanë nënshkruar peticion për mos-shkarkimin e drejtorit të Inspektoratit Shtetërorë të Tregut Stojko Paunovski.

“Mëngjesin e sotëm në ora 09:00 kam kërkuar nga kabineti im që të informojnë inspektorët nga Inspektorati Shtetërorë i Tregut që të mbajmë mbledhje dhe t’i dëgjoj, ndërsa seanca e Qeverisë është gjatë ditës së nesërme në ora 12:00”, tha Zaev.

Zaev tha se drejtori Paunovski është njoftuar për mos-veprimet e tij dhe se i njëjti nuk ka propozuar zgjidhje konkrete për inspektorët që do të duhet të angazhohen, edhe pse kjo sipas Zaev i është kërkuar disa herë.

“Inspektorati Shtetërorë i Tregut ka marrë shkresa me 05, 10, dhe 21 prill nga Ministria për Sistem Politik dhe për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe ka pasur disa deklarata gojore, në të njëjtën kohë nuk ka kërkuar takim, nuk ka biseduar dhe nuk ka kërkuar mënyrë për zgjidhjen e sfidave eventuale. Shkresa e tij e fundit deri tek kabineti im është gjatë muajit janar”, tha Zaev.

Advertisement

Ndryshe, administratorët shtetëror kanë shkaktuar shkaktojnë përplasje mes zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe Drejtorit të Inspektoratit të Tregut Stojko Paunovski. Ky i fundit nuk e përfill Grubin. Nga 35 administratorët e dorëzuar nga Ministria për Sistemit Politik ka pranuar vetëm 12.

Zaev: Nesër vendosim për shkarkimin e mundshëm të Paunovskit, do të takohem me inspektorët shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy