Zaev nuk do të japë dorëheqje nëse Bullgaria bllokon

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Zoran Zaev nuk e sheh të arsyeshme të japë dorëheqje nëse Bullgaria përdor veton në lidhje me mbajtjen e konferencës ndër-qeveritare që sipas paralajmërimeve duhet të mbahet gjatë kryesimit gjerman me Bashkimin Evropian, apo deri në fund të këtij viti.

“Në mënyrë absolute nuk pajtohet me tezën se duhet të jap dorëheqje për shkak se gjatë fushatës premtimi kryesor ka qenë nisja e bisedimeve me BE-në”, tha Zaev duke shtuar se gjatë fushatës fokusi ka qenë te ekonomia e Maqedonisë, lufta kundër COVID-19, pastrimi i gjyqësisë dhe sundimi i së drejtës.

Zaev theksoi se se deri tani janë treguar suksese serioze dhe se ka përparim.

“Sot jemi anëtar në NATO dhe kemi vendim për nisjen e bisedimeve me BE-në pas 15 viteve”, tha mes tjerash Zaev./Telegrafi/

Advertisement

Zaev nuk do të japë dorëheqje nëse Bullgaria bllokon shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy