Zaev: Nuk kemi komunikim direkt për datën për zgjedhjet, besoj se do të mbahet takim i liderëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nuk kemi komunikim direkt mes nesh. Besoj se do të mbahet takim i liderëve, për shkak se mundësia për mbajtjen e takimit të liderëve me të vërtetë është deri në përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme. Kur do të kalojë gjendja e jashtëzakonshme mbetet e pasigurt nëse do të ketë takim të ri ose jo, deklaroi sot lideri i LSDM-së, Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse ka komunikim me liderin e opozitës dhe nëse do të ketë takim të ri të liderëve.

Ai edhe njëherë apeloi për seriozitet, opozita ta pranojë përgjegjësinë dhe të arrihet marrëveshje që zgjedhjet të mbahen në kohë më të shpejtë të mundshme, gjegjësisht para fillimit të verës.

Sipas Zaev, gjithçka që mund të bëhet në planin rreth marrëveshjes është deri më 30 maj dhe nëse nuk ka shpallje të gjendjes së re të jashtëzakonshme nga 31 maji fillojnë të vijojnë 22 ditët tjera nga afatet ligjore që të mbahen zgjedhjet më 21 qershor.

I pyetur nëse ende mbetet që zgjedhjet të mbahen më 21 qershor ose është e mundur kompromis i mundshëm nëse Komisioni për sëmundje infektive konsideron se është shumë herët. Zaev u përgjigj se nëse autoritetet shëndetësore dhe ekspertët shëndetësorë thonë se është shumë herët, atëherë ai vendim do të respektohet deri në fund.

Advertisement

Ai shtoi se LSDM-ja dëshiron të arrijë marrëveshje me opozitën dhe me pjesëmarrësit tjerë në zgjedhje.

Kushtetuta dhe ligji duhet të respektohen, sepse në shtet demokratik ky është prioritet. Nëse ato nuk respektohen, përsëriti Zaev cili do qytetar mund t’i shkaktojë para Gjykatës kushtetuese dhe rezultate nga zgjedhjet dhe fitorja jonë zgjedhore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy