Zaev: OBRM-PDUKM le të heqë dorë nga nënkryetari i saj në Kuvend, do të heqë dorë edhe LSDM

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zaev: OBRM-PDUKM le të heqë dorë nga nënkryetari i saj në Kuvend, do të heqë dorë edhe LSDM

Kryeministri i caktuar Zoran Zaev akuzoi OBRM-PDUKM-në se po mbledh pikë politike duke aktualizuar çështjen e Kuvendit që të ketë pesë nënkryetarë.

Ai i bëri thirrje OBRM-PDUKM-së të mos e emërojë nënkryetarin e vet, në atë rast edhe LSDM-ja nuk do të emërojë nënkryetar.

“Si numër për propozimin, numri i nënkryetarëve mbetet i njëjtë si në vitin 2017. Kuvendi atëherë caktoi pesë nënkryetarë, ndërsa u plotësuan. Ky numër nuk do të thotë që të gjitha postet nënkryetarëve të plotësohen. Kjo çështje që hapi OBRM-PDUKM është vetëm për pikë politike. Ja le të tërheq OBRM-PDUKM përfaqësuesin e saj, edhe LSDM do të heqë dorë. Do të kemi tre. Por Rregullorja e punës së Kuvendit thotë se partia kryesore opozitare ka një nënkryetar. Kjo është mbledhje e pikëve politike në mënyrë jo-parimore. Kjo është puna e Kuvendit”, tha Zaev./Telegrafi/

Lexo po ashtu:

Advertisement

Dimovski kërkon që OBRM-PDUKM të heqë dorë nga zv. kryetari i Kuvendit

Zaev: OBRM-PDUKM le të heqë dorë nga nënkryetari i saj në Kuvend, do të heqë dorë edhe LSDM shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy