Zaev: Projektet e ardhshme do të shtrenjtojnë energjinë elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Zoran Zaev për “Utrinski Brifing” theksoi se projektet e ardhshme me të cilat pritet të ulet prodhimi i rrymës elektrike nga derivate toksike do të thotë edhe shtrnjtim të rrymës elektrike.

Siç tha Zaev, qytetarët do të duhet të dinë se të gjitha investimet që do të bëjë shteti në fotovoltaikë, mulli me erë, termocentrale me gaz do të kushtojnë shumë.

“Ne duam energji të gjelbër, çmimi i energjisë elektrike do të rritet. Ne jemi duke zhvilluar programe në të cilat do të krijojmë një fond për burime të rinovueshme.

Sfidat serioze po vijnë, ndryshimi i klimës po bën të vetën, ne duhet të jemi një pjesë integrale e botës, ne kemi ambicie krah për krah me BE, dhe madje të jemi përpara tyre në pjesën e mbylljes së TEC Manastir, Osllomej”, tha Zaev./Telegrafi/

Advertisement

Zaev: Projektet e ardhshme do të shtrenjtojnë energjinë elektrike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy