Zaev, Rama dhe Vuçiq sot do të bisedojnë për “Mini-Schengenin”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, nëpërmjet video-konferencës do të bisedojë me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama, për avancimin e marrëdhënieve në kuadër të iniciativës rajonale “Mini-Schengen”.

Vuçiq këtë takim e ka paralajmëruar që nga java e kaluar, ndërsa sot ka arritur konfirmimi nga kabineti i tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në kuadër të iniciativës rajonale, të cilën shumica e quajnë ‘Mini-Schengen’, vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet tona. Besojmë se do të sjellim vendime përfundimtare për veprim të përbashkët kundër katastrofave natyrore në territorin e vendet tona. Besoj se së bashku do të mundësojmë rrjedhë, kapital dhe shërbime të mira”, tha atëherë Vuçiq.

Ai gjithashtu foli për sistemin e lejeve të punës, për të cilin do të bisedohet edhe sot.

Advertisement

“Sipas këtij sistemi, ai që do të merr leje në territorin e njërit nga këta tre vende do të ketë leje pune në të tjerët, që është me rëndësi të madhe”, tha Vuçiq./Telegrafi/

Zaev, Rama dhe Vuçiq sot do të bisedojnë për “Mini-Schengenin” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy