Zaev takime pune në Bruksel, Madrid dhe Athinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Zoran Zaev, prej sot e fillon agjendën punuese evropiane, e cila përfshin vizita pune në Bruksel, Madrid dhe Athinë, informojnë nga kabineti i atij.

Në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel, i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Qeverisë, i obliguar për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, kryeministri Zaev do të ketë takime pune me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, me kryetarin e Parlamentit Evropian David Sasoli, me nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe përfaqësues i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Zhozep Borel, me nënkryetarin ekzekutiv të Komisionit Evropian, Frans Timemermans dhe me eurokomisarin për Politikë të fqinjësisë dhe zgjerimit, Oliver Varhelyi.

Gjatë vizitës në Bruksel, kryeministri Zaev do të ketë takim edhe me Augusto Santosh Silva, ministër i Punëve të Jashtme të Portugalisë, vend anëtar dhe kryesues aktual me BE-në.

“Kryeministri Zaev, në Bruksel do të takohet edhe me eurodeputetët, Daçian Çolos, kryesues i grupit Europe Renew, Ilhan Quçuk, raportues për Maqedoninë e Veriut dhe me Miroslav Lajçak, përfaqësues i posaçëm i BE-së”, informojnë nga Qeveria.

Advertisement

Nga Brukseli, kryeministri Zaev, së bashku me zëvendëskryeministrin Dimitrov, do të udhëtojnë për në Madrid.

“Në kryeqytetin e Mbretërisë së Spanjës, si vizitë e parë në këtë vend në nivel të kryeministrit, Zaev do të takohet me kryeministrin spanjol Pedro Sançez dhe me kryetaren e Senatit spanjol, Pilar Llop Kuenka”, kumtojnë nga Kabineti i tij.

Gjatë vizitës në Madrid, ai do të takohet edhe me Antoni Garamendi, kryetar i Konfederatës spanjolle të punëdhënësve.

“Kryeministri Zaev do ta përfundojë agjendën evropiane me vizitë pune në Athinë dhe me pjesëmarrje në Forumin ekonomik Dellfi, së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështje ekonomike Fatmir Bytyqi, me zëvendëskryeministrin për Çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, dhe me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Në Athinë, Zaev do të takohet me kryeministrin e Greqisë, Kirijakos Micotakis”, thonë nga Qeveria.

Advertisement

Prej aty shtojnë se në margjinat e Forumit ekonomik Dellfi, Zaev do të ketë takime të ndara me Aleksis Cipras, ishkryeministër i Greqisë dhe lider i SYRIZA-s, me Toni Bler, ish-kryeministër i Britanisë së Madhe, si dhe me përfaqësues tjerë politik nga skena ndërkombëtare dhe me përfaqësues të kompanive dhe odave ekonomike.

Zaev takime pune në Bruksel, Madrid dhe Athinë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy