Zaev-Vei Fenghe: Ministria e Mbrojtjes së Kinës do të intervenojë që Maqedonia t’i merr vaksinat sa më shpejtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Zoran Zaev pranoi delegacion nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës Popullore të Kinës të udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes, Gjeneral Vei Fenghe.

Në takimin në Qeveri në të cilën morri pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska, kryeministri Zaev duke ju uruar mirëseardhje të Gjeneralit Vei Fenghe dhe të anëtarëve të delegacionit, theksoi se kjo vizitë zyrtare e Ministrisë së Mbrojtjes, të Republikës Popullore të Kinës, është edhe një vërtetim i rëndësishëm i marrëdhënieve të mira në mes të dyja vendeve të cilat viteve të fundit kanë rritje pozitive.

“Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev në fjalimin e tij para mysafirëve nga Republika Popullore e Kinës, theksoi se të dyja vendet i plotësojnë obligimet e tyre nga Marrëveshja për bashkëpunim në sferën e mbrojtjes, veçanërisht në pjesën e arsimit dhe trajnimit ushtarak. Kryeministri Zaev posaçërisht u përqendrua në bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve dhe shprehu shpresë se trupat punuese të Ministrive të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Popullore të Kinës së shpejti do të përfundojnë bisedimet për heqjen e vizave, me çka do të arrihet edhe një hap i rëndësishëm për rritjen edhe më të madhe të bashkëpunimit tregtar, si dhe për intensifikimin e bashkëpunimit në turizëm”.

“Heqja e vizave, tha kryeministri Zaev në takim, do të ndihmojë në realizimin e ambicies së tregtisë së të dy vendeve për të arritur që shkëmbimi tregtar vitin e ardhshëm të arrij vlerën prej 1 miliard dollarëve amerikanë, i cili në vitin 2020 arriti në 763 milion dollarë. Në takim, Kryeministri Zaev i bëri thirrje ministrit të Mbrojtjes Gjeneral Vei Fenghe për të përcjellë në institucionet përkatëse në Republikën Popullore të Kinës që Maqedonia e Veriut pret të përshpejtojë shpërndarjen e 200,000 vaksinave nga kompania “Sinofarm” për t’u përfshirë në procesin e imunizimit në vend që do të filloj nesër”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Advertisement

Zaev-Vei Fenghe: Ministria e Mbrojtjes së Kinës do të intervenojë që Maqedonia t’i merr vaksinat sa më shpejtë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy