Zaharova, Pendarovskit: Fyerjet kundër Rusisë janë përpjekje për të fituar favore në sytë e Brukselit dhe Uashingtonit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zaharova, Pendarovskit: Fyerjet kundër Rusisë janë përpjekje për të fituar favore në sytë e Brukselit dhe Uashingtonit

Në një intervistë të publikuar disa ditë më parë, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski lëshoi ​​një lum akuzash të ashpra kundër Rusisë, duke përfshirë edhe ndërhyrjet në punët e brendshme të vendit të tij. Si zakonisht, ai nuk dha asnjë provë dhe u kufizua në fraza të përgjithshme bazuar në “informacionet relevante të disponueshme”, u përgjigj zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova.

“Ky demarsh i liderit të Maqedonisë së Veriut është i paketuar qartë për ta bërë publikun e gjerë të mendojë se deklaratat e tij bazohen në punën komplekse analitike të kryer nga autori dhe ekipi i tij, rezultatet e papëlqyeshme të së cilës ai detyrohet t’i paraqesë publikut.

Në fakt, kemi të bëjmë me dëshirën e liderit të RMV-së për të mos dalë nga radhët e propagandistëve perëndimorë që vazhdojnë me sulmin e paturpshëm informativ ndaj vendit tonë. Është e qartë se fyerjet kundër Rusisë janë një përpjekje për të fituar favore në sytë e Brukselit dhe Uashingtonit dhe, në të njëjtën kohë, për të shpërqendruar njerëzit nga vështirësitë në të cilat ndodhen, dhe për të mbuluar politikën pajtuese të lëshimeve të njëanshme që Shkupi e praktikon në marrëdhëniet e saj me fqinjët nga BE-ja.

Rusët i trajtojnë maqedonasit me respekt të sinqertë, si vëllezër. Lidhjet historike mes popujve tanë janë rezistente ndaj tundimeve si histeria anti-ruse e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, e cila, për fat të keq, po merr vrull pa asnjë arsye”, tha Zaharova, cituar nga MPJ e Rusisë./Telegrafi/

Advertisement

Pendarovski: Nga fqinjët na vijnë agjentë rusë, disa parti financohen nga Moska

Zaharova, Pendarovskit: Fyerjet kundër Rusisë janë përpjekje për të fituar favore në sytë e Brukselit dhe Uashingtonit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy