Zajkova: KE po shqyrton përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në zonën “roaming falas”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Evropian po shqyrton përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Maqedoninë e Veriut, në zonën “roaming home” të BE-së, tha deputetja dhe nënkryetarja e PLD-së, Monika Zajkova.

“Pas nismës që propozova këtë fundjavë për roaming falas në Ballkanin Perëndimor në BE, në bisedën e sotme me komisionerin Oliver Varhelyi, mora përgjigje se tashmë po shqyrtohet mundësia e përfshirjes së tyre në sistemin europian të telekomit. Do të ishte diçka konkrete që do ta bënim që qytetarët të ndjejnë përfitimet e integrimit evropian në jetën e përditshme”, shton Zajkova.

Sipas saj, në këtë mënyrë kudo në Evropë do të kishin akses falas në internet.

“Shpresoj se së shpejti do të realizojmë më shumë iniciativa të paraqitura këtë fundjavë në konferencën liberale “Narativa e re për integrim të përshpejtuar evropian”, e cila u organizua nga Renew Europe nga Ballkani Perëndimor”, tha Zajkova./Telegrafi/

Advertisement

Zajkova: KE po shqyrton përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në zonën “roaming falas” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy