Zajkova: Nëse legalizohet marihuana, nuk do të thotë se të gjithë do të varemi nga droga

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetarja e PLD-së, Monika Zajkova tha se partia e saj ishte partia e parë e cila mbështet dekriminalizimin dhe legalizimin e kanabisit.

“Si demokratë liberalë përzgjodhën të drejtat e njeriut dhe të drejtën e zgjedhjes, por edhe nga përfitimet ekonomike. Legalizimi nuk do të thotë ashtu siç e mendojnë shumica, se do të bëhemi narkomanë ose do të kemi të varur nëpër rrugë”, tha Zajkova.

Sipas saj, në shumë vende po zvogëlohet numri i përdoruesve të drogave të rënda.

“Të kemi një sistem të rregulluar ku shteti do të ketë përfitime. Tani nuk e dini se çfarë ka në tregun e zi, ndërsa shteti nuk ka kontrollë. Në këtë mënyrë shteti do të ketë kontroll ndaj cilësisë dhe do të ketë tatime, rritje të BVP-së nga kompanitë, uljen e tregtisë në të zezë dhe krimit si dhe përfitime për bujqit dhe industrinë”, tha Zajkova./Telegrafi/

Advertisement

Zajkova: Nëse legalizohet marihuana, nuk do të thotë se të gjithë do të varemi nga droga shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy