Ministrja e Punëve të Brendshme, Ekaterina Zakharieva në intervistë për “24 çasa” thekson se qëndrimi i saj për Shkupit nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet në Bullgari.

“Kemi marrëveshjen e vitit 2017 që nuk zbatohet, ndërsa qëndrimi i Qeverisë është miratuar në mënyrë unanime nga Parlamenti i Bullgarisë. Në RMV e dinë mendimin e partive politike bullgare dhe mendimin e popullit bullgar, 83.8 për qind e qytetarëve nuk mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë në BE deri sa nuk arrihet marrëveshja për të kaluarën historike të Bullgarisë”, tha Zakharieva.

Ajo thotë se autoritetet e RMV-së nuk japin arsye për optimizëm.

“Kandidati i tyre në Eurovision kishte mbi 400 kërcënime me jetë vetëm se tha se ka shtetësi bullgare. Ende nuk kemi sqarime nga Shkupi se pse MPJ-jonë duhet të kërkojë leje për eksportimin e librave bullgare”, tha Zakharieva.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Zakharieva: 83.3% e bullgarëve nuk mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE deri sa nuk arrihet marrëveshja për të kaluarën historike shkruan Telegrafi.