Zakharieva: Nuk ka dyshim se vendi i Maqedonisë së Veriut është në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja bullgare për Punë të Jashtme Ekaterina Zakharieva, ka folur sërish për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut. Ajo tha se nuk ka dyshime se vendi i RMV-së është në BE.

“Kur shëtisë në vendin tim të lindjes në Pazarxhik, dhjetëra persona më ndalin dhe më pyesin jo vetëm për politikën e brendshme, por edhe për atë të jashtme, për shembull, për pozicionin tonë në raport me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi në një intervistë për mediumet bullgare, ministrja e jashtme Ekaterina Zaharieva.

Ajo ka ftuar kolegët nga qeveria e Shkupit që të dëgjojnë mendimin e popullit.

“Bullgarët i pranojnë fqinjët nga Maqedonia e Veriut si më të afërm, por në vazhdimësi na bëjnë me dije se nuk do të pranojnë kompromise me doktrinën e tyre shtetërore të bazuar në urrejtje ndaj Bullgarisë dhe popullit tonë”.

Advertisement

“Unë jam optimist se shumë shpejtë do të vjen momenti në lidhjen tonë kur do të ndalojmë ta shfrytëzojmë historinë tonë të përbashkët për propagandë dhe bashkë të shohim përpara. Nuk ka dyshime se vendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian, dhe gjithë e dëshirojmë këtë”, tha Zakharieva.

Zakharieva: Nuk ka dyshim se vendi i Maqedonisë së Veriut është në BE shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy