Zakharieva: Ka mbi 100 mijë bullgarë në Maqedoni, ata po frikësohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva për “BNT” thotë se është e papranueshme që në shekullin e 21 dikush të mos pranojë të drejtën e vetëvendosjes.

Zakharieva tha se Bullgaria e qëndrueshme në politikë dhe kërkoi drejtësi për bullgarët në Maqedoni.

“Ne jemi shumë të qëndrueshëm në politikë. Disa njerëz atje u befasuan që thamë “jo” kornizës negociuese. Qëndrimi i Bullgarisë është i njëjtë me atë të vitit 2019. Konsiderojmë se ka mungesë të përmbushjes së detyrave nga pala maqedonase te Marrëveshja për fqinjësi të mirë”, tha Zakharieva.

Ajo tha se në Maqedoni ka 100 mijë shtetas bullgarë dhe shpesh herë janë të frikësuar.

Advertisement

“Ne reagojmë për çdo rast dhe shpresojmë kjo të mos përsëritet. Mbi 100 mijë qytetarë kanë edhe shtetësi bullgare dhe ndonjëherë janë të frikësuar. Megjithatë është e papranueshme që në shekullin e 21 të mos pranohet e drejta e vetëvendosjes”, tha Zakharieva./Telegrafi/

 

Zakharieva: Ka mbi 100 mijë bullgarë në Maqedoni, ata po frikësohen shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy