Zakharieva: Bullgaria kërkon Maqedonisë pranimin e të vërtetës historike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e MPJ-së bullgare, Ekaterina Zakharieva në një intervsitë për ‘Reuters’ thotë se Bullgaria nuk e kundërshton të drejtën e Maqedonisë së Veriut për vetëvendosje dhe as të drejtën e tyre ta quajnë gjuhën e tyre ashtu siç duan.

Ajo thotë se janë të gatshëm ta pranojnë realitetin e tanishëm por ata duhet ta pranojnë të vërtetën historike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shqetësimi ynë ka të bëjë me deklarimet e vazhdueshme të RMV-së për pakicën maqedonase në vendin tonë. Nëse ata i njohin rrënjët e kombit dhe gjuhës së tyre, e gjithë kjo do të përfundojë”, tha Zakharieva.

Ajo tha se Bulglaria mund të përdorë veto në lidhje me nisjen e bisedimeve me BE-në nëse dy palët nuk mund ta zgjidhin çështjen./Telegrafi/

Advertisement

Zakharieva: Bullgaria kërkon Maqedonisë pranimin e të vërtetës historike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy