Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zakharieva kërkon që Marrëveshja për fqinjësi të mirë të hyjë në kornizë negociuese.

Sipas saj, interesi i Bullgarisë është që Maqedonia të reformohet, ndërsa ajo për agjencinë “BGNES” theksoi se fokusi i Maqedonisë nuk ka qenë fillimi i bisedimeve me BE-në, por që kërkesat bullgare të mos hynë në kornizë negociuese.

“Thirrja ime deri te ministrja Teodora Gençovska është që të mos harrojë kornizën negociuese”, tha ajo.

Ish-zëvendës ministrja bullgare theksoi se Bullgaria disa herë i ka shtrirë dorën Maqedonisë dhe ka mbyllur sytë, por për fat të keq, marrëdhëniet shkojnë një hap para dhe tre prapa./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zakharieva: Maqedonia e Veriut nuk ka pasur fokus fillimin e negociatave me BE-në, por mospërfshirjen e kërkesave bullgare shkruan Telegrafi.