Prokuroria Themelore Publike Veles ka lëshuar urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike”.

I dyshuari 54-vjeçar, në oborrin e një shtëpie në Veles, ilegalisht mbante gati 11 kilogramë lëndë narkotike opium, e paketuar në disa pako më të vogla. Droga u gjet dhe u konfiskua gjatë kontrollit.

Prokurori publik i ka dorëzuar propozim gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Veles për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit me qëllim sigurimin e tij gjatë procedurës./Telegrafi/

The post Zbulohen 11 kilogramë opium në Veles, hapet hetim për trafik të paligjshëm të lëndëve narkotike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";