Zbulohen lëndë narkotike me vlerë prej 20.000 euro në Veles

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbulohen lëndë narkotike me vlerë prej 20.000 euro në Veles

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot është arrestuar një 28-vjeçar nga Velesi, te shtëpia e të cilit gjatë bastisjes në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse ka kapur substanca narkotike në vlerë prej 20.000 euro.

“Sot (11.03.2022) me urdhër të Gjykatësit në procedurë paraprake, është kryer bastisje në shtëpinë dhe në hapësirat ndihmëse të N.C. (28) nga Velesi. Gjatë bastisjes, në shtëpi dhe në oborrin e shtëpisë janë gjetur pesë paketime më të mëdha në të cilat ka pasur nga rreth një kilogramë marihuanë, gjithsej rreth pesë kilogramë, e cila ka qenë e groposur në oborr.

Marihuanë është gjetur edhe në automjetin e tij ”Ford Fiesta” dhe në një dhomë në shtëpi, ku përveç marihuanës janë gjetur edhe kapsula dhe rreth 50.000 denarë, për të cilat ekziston dyshim i bazuar se janë nga shitja e drogës”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement

Zbulohen lëndë narkotike me vlerë prej 20.000 euro në Veles shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy