Zbulohen 13 emigrantë në autostradën Kumanovë – Tabanoc

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zyrtarët Policorë të Stacionit Policor për mbikëqyrje kufitare Sopot, në autostradën Kumanovë – Tabanoc sot kanë zbuluar 13 emigrantë.

“Në automjetin ‘Ford transit’, me tabela të Shkupit, e drejtuar nga A.K (34) nga Rashçe e Shkipit, janë gjetur 13 emigrantë nga Pakistani”, thonë nga policia.

Nga MPB njoftojnë se A.K është privuar nga liria dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal./Telegrafi/

Zbulohen 13 emigrantë në autostradën Kumanovë – Tabanoc shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy