Zejdi: Nuk bëjmë koalicion me OBRM-PDUKM-në nëse nuk na trajton të barabartë në Kushtetutë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i Alternativës, Skënder Rexhepi-Zejdi për ClickPlus” tha se nuk do të bëjnë koalicion me OBRM-PDUKM-në nëse nuk i pranon shqiptarët të barabartë në Kushtetutë. Ai tha se duhet të hapet Kushtetuta dhe të hiqet 20 % nga aty në të kundërt futen në lëkurën e gruevizmit.

“Një OBRM-PDUKM që nuk na pranon të barabartë në Kushtetutë, asnjëherë nuk do të ketë përkrahjen tim. Ose ndryshojmë Kushtetutën dhe bëjmë një Maqedoni të barabartë për të gjithë qytetarët ose nuk ndodh fare”, tha Zejdi

Ai gjithashtu tha se personalisht është skeptik për hapjen e negociatave në qershor. Sipas tij dy janë alternativat që të hapjen negociatat, ose të gjunjëzohet identiteti maqedonas ose presion i madh nga ndërkombëtarët mbi Bullgarinë.

“Procesi i anëtarësimit në BE do ndodhë, por jo tash. Të jemi realist. Herët a vonë do ndodhë, por jemi sekptikë. Ose duhet të gjunjëzohet identiteti i maqedonas ose duhet presion i madh nga ndërkombëtarët mbi Bullgarinë”, tha Zejdi.

Advertisement

Zejdi: Nuk bëjmë koalicion me OBRM-PDUKM-në nëse nuk na trajton të barabartë në Kushtetutë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy