Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme me anë të shortit nga përfaqësuesit partiak, ka vërtetuar renditjen e kandidatëve në fletëvotimet për zgjedhjen e Kryetarëve të Komunave Qendra Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, si dhe për anëtarët e Këshillit të Komunës së Tetovës.

Në fletëvotimin për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit Komunal të Tetovës, siç njofton KlanM, me numër 1 do të jetë lista e koalicionit që udhëhiqet nga LSDM-ja, nën 2 OBRM-PDUKM-ja, me numër 3 është PDSH-ja, 4 – Partia Integra, 5 – Grupi i Zgjedhësve Agron Zaimi, 6 – Alternativa, 7 – ASH-ja, 8 – BESA, 9 – Partia Demokratike e Turqve, 10 – grupi I zgjedhësve Elmedina Abdullai, 11 – BDI-ja, 12 – Partia për Emancipim të plotë të Romëve dhe numër 13 – “E Majta”.

Në zgjedhjet për Kryebashkiak në Komunat Qendra Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, me numër 1 do të jetë LSDM dhe koalicioni, 2 – OBRM-PDUKM-ja dhe numër 3 – Partia Demokratike Turqve të Maqedonisë.

Zgjedhjet për Kryetar të Komunave Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë si dhe për Këshillin Komunal të Tetovës do të mbahen më 20 Gusht.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mbajtja e zgjedhjeve, erdhi për shkak se Këshilltarët nuk arritën që me kohë ta miratojnë Llogarinë përfundimtare të Komunës së Tetovës për vitin 2021, kurse në Komunat Qendra Zhupë dhe Mavrovë – Rostushë për shkak të jehonës së vogël të votuesve në zgjedhjet e kaluara.

Zgjedhjet e 20 gushtit, publikohet rënditja e subjekteve politike në fletëvotim shkruan Telegrafi.