KSHZ miratoi planin financiar për zgjedhjet në Mavrovë dhe Rostushë, Qendër Zhupë dhe Tetovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Shtetëror Zgjedhor miratoi planin financiar për ndarjen e mjeteve për zgjedhjet për kryetar të Komunës së Mavrovës dhe Rostushës, Komunës së Qendër Zhupës dhe anëtarëve të Këshillit të Komunës së Tetovës për zgjedhjet që do të mbahen më 20 gusht 2022.

“Në planin financiar janë paraparë gjithsej 21.275.800 denarë të hyra për realizimin e zgjedhjeve. Shumica e këtyre mjeteve ose 16,34 milionë denarë janë të dedikuara për reklama politike të paguara, ndërsa pesë milionë denarë janë planifikuar për realizimin dhe organizimin e zgjedhjeve. Fondet e mbetura do të përdoren për shtypjen e materialit zgjedhor, prokurimin e qeseve dhe zarfeve mbrojtëse, transportimin e materialit të votimit konfidencial dhe jokonfidencial, prodhimin e kartave të identifikimit dhe simboleve për administratën zgjedhore dhe përfaqësuesit e autorizuar dhe vëzhguesit, si dhe materiale të tjera të nevojshme për zgjedhjet”, tha Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së.

Mavrova dhe Qendër Zhupa do të votojnë për të zgjedhur kryetar komune, ndërsa qyteti i Tetovës për Këshill Komunal, deri më tani janë dërguar 13 lista më kandidatë për këshillin komunal.

KSHZ miratoi planin financiar për zgjedhjet në Mavrovë dhe Rostushë, Qendër Zhupë dhe Tetovë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy