KSHZ fillon me përgatitjet për zgjedhjet në Mavrovë dhe Qendër Zhupë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në seancën e 45 të Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar propozim vendimin për përcaktimin e nevojës për themelimin e organeve ndihmëse të KSHZ-së për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të komunave, Mavrovë-Rostushë si dhe Qendrës Zhupë.

Ky vendim rrjedh nga nevoja për veprime dhe ndihmë të caktuara, që mbulojnë punën e sektorëve dhe segmenteve të caktuara të procesit zgjedhor të KSHZ-së për shkak se nuk kemi punëtorë të mjaftueshëm apo jo mjaft ekspertë. Kjo do të zbatohet kryesisht për trajtimin e materialit zgjedhor si dhe për sektorët e tjerë në KSHZ për të ndihmuar punonjësit në pjesë të procesit zgjedhor për ekzekutim më efikas të veprimeve të caktuara zgjedhore ka deklaruar anëtari i KSHZ, Boris Konadarko.

Nga ky komision njoftuan se janë në procedurë të zgjedhjes së kandidatëve dhe zgjedhjeve në këto komuna të cilat ishin shpallur nga kryetarit të Kuvendit dhjetë ditë më pare. Shkak për këtë ishte dalja e ulët e qytetarëve në votime gjegjësisht të drejtën e votës kishin shfrytëzuar më pak se 1/3 e votuesve.

Zgjedhjet në komunën e Mavrovës dhe Qendrës Zhupë janë caktuar më 17 prill.

Advertisement

KSHZ fillon me përgatitjet për zgjedhjet në Mavrovë dhe Qendër Zhupë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy