Zgjedhjet lokale më 17 tetor, i paqartë ndryshimi i Kodit Zgjedhor në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 17 tetor, pasi siç njoftoi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi të njëjtat do t’i shpallë më 6 gusht.

Megjithatë, për këto zgjedhje u paralajmërua edhe ndryshimi i Kodit Zgjedhor, gjegjësisht rritja e pragut të kalimit.

Kjo ngjalli reagime të shumta nga partitë e vogla, ndërkaq dje edhe presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski paralajmëroi se nuk do të dekretojë ndryshimet e njëjta.

Ai tha, se rritja e pragut të kalimit në 2%, është në kundërshtim me atë çfarë paraqet rekomandim i OSBE-së, që është kalimi të jetë me 1%.

Advertisement

Ndërkohë, ka vijuar deklarata e ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq.

Paralajmëroi përmirësim të tekstit ligjor të Kodit Zgjedhor.

Zgjedhjet lokale më 17 tetor, i paqartë ndryshimi i Kodit Zgjedhor në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy