Zgjedhjet në Maqedoni, të gjitha vendvotimet në dhjetë komunat në juglindje janë të hapura

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të 273 vendvotimet në dhjetë komunat në juglindje janë hapur sot në ora 07:00 dhe të drejtë vote në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare kanë 141.167 votues.

Sipas informacioneve nga komisionet komunale zgjedhore, votimi po shkon në rendin më të mirë.

Ndryshe, në rajonin planor juglindor votohet në komunat Strumicë, Radovish, Vasilevë, Bosilovë, Novo Sellë, Konçe, Bogdanc, Gjevgjeli, Dojran dhe Vallandovë.

Dje kanë votuar të sëmurët dhe të pafuqishmit dhe të burgosurit nga burgjet në Strumicë dhe Gjevgjeli./Telegrafi/

Advertisement

Zgjedhjet në Maqedoni, të gjitha vendvotimet në dhjetë komunat në juglindje janë të hapura shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy