Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni do të ndiqen nga 342 vëzhgues vendorë dhe 568 të huaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjithsej 942 vëzhgues, gazetarë të huaj dhe përkthyes janë akredituar për ndjekjen e Zgjedhjeve presidenciale më 24 prill. Siç është kumtuar në ueb-faqen e KSHZ-së, përfundimisht me 19 prillin, janë akredituar 342 vëzhgues dhe përkthyes vendorë dhe 568 të huaj, prej të cilëve më të shumtë janë nga OSBE/ODIHR – 375. Nga vendorët, më të shumtë do të jenë vëzhguesit e Shoqatës për zhvillim të shoqërisë – inovacione sociale “WAKE UP” – Shkup – 182.

Përveç këtyre organizatave të akredituara për vëzhgim të Zgjedhjeve për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 dhe për Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 janë Shoqata e qytetarëve CIVIL – Qendra për liri – Shkup, Shoqata për promovim dhe zhvillim të shoqërisë inkluzive Inkluziva Kumanovë, Fondacioni Romët për demokraci – Shkup, Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës – komisioni ad hok për vëzhgim të zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Instituti nacional demokratik për Punë të jashtme, Uashington SHBA – filali Republika e Maqedonisë së Veriut, Qendra për zhvillim të sistemeve zgjehdore, reforma dhe trajnim (qendër trajnimi) e Komisionit qendror zgjedhor të Gjeorgjisë, Ambasada e Republikës së Sllovakisë në Shkup dhe Asociacioni evropian për dialog dhe demokraci – Bergen, Norvegji.

Zgjedhjet për shef të shtetit do t’i ndjekin edhe 32 gazetarë të huaj, mes të cilëve edhe nga agjencitë Rojters dhe Frans pres, Euronjus Albania, Pres foto agjencia evropiane – EPA, Al Xhazira Ballkan, Zëri i Amerikës – redaksia maqedonase, Top Çanel Shqipëri – departamenti Kosovë dhe të tjera.

Zgjedhjet e shtata presidenciale në vend do të mbahen më 24 prill, ndërsa rrethi i dytë i mundshëm së bashku me parlamentaret, më 8 maj.

Advertisement

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni do të ndiqen nga 342 vëzhgues vendorë dhe 568 të huaj shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy