Zgjerimi i BE-së, Silva dhe Varhelyi vizitojnë Sofjen dhe Shkupin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Jashtëm i Portugalisë, Augusto Silva, në emrin e Kryesisë së Këshillit të Bashkimit Evropian, si dhe komisionari për zgjerim Oliver Varhelyi sot do të vizitojnë Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut, për të biseduar me autoritetet çështjen e zgjerimit të BE-së.

Delegacioni paradite petitet të mbërrij në Sofje ku do të takohet me presidentin Rumen Radev si dhe me kryeministrin dhe ministrin e jashtëm nga qeveria teknike në Sofje.

Gjatë pasdites delegacioni pritet të takojë në Shkup presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Zoran Zaev si dhe përfaqësues tjerë të Qeverisë.

Këto takime vijnë pak para takimit të Këshillit për punë të përgjithshme në BE, që do të mbahet me 22 qershor, ku mes tjerash pritet të vendoset edhe për miratimin e kornizës biseduese si dhe për mbledhjen e parë ndërqeveritare, me çka Maqedonia e Veriut do të niste edhe formalisht bisedimet për anëtarësim në BE.

Advertisement

Zgjerimi i BE-së, Silva dhe Varhelyi vizitojnë Sofjen dhe Shkupin shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy