Zhan Mitrev për coronavirusin në Maqedoni: Gjendja në vjeshtë do të jetë më e keqe

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mjeku Zhan Mitrev në emisionin ‘Samo Vistina’ në Kanal 5 tha se nuk është optimist dhe se gjendja me virusin në vjeshtë do të jetë më e keqe.

“Nuk jam optimist, duke i ndjekur parametrat edhe te ne edhe në botë, edhe pse duam që të kthehemi në normalitet. Nuk ka valë të dytë por rritje të vazhdueshme të numrave. Tani pas lehtësimit, nën trysninë e shumë faktorëve që janë të rëndësishme, dhe kjo është ekonomia, kontribuoi të ketë lehtësime nga të gjitha anët, jo vetëm tek ne. Për fat të keq, kjo vazhdimisht vazhdon. Nuk mund të themi se është tejkaluar diçka, kur numrat e flasin të kundërtën. Në vjeshtë mendoj se do të jetë shumë keq. Do të rriten numrat e pacientëve të sëmurë rëndë. Ajo që thuhet se është sëmundje për njerëz më të moshuar, nuk është e saktë. Ne shërojmë edhe 24 vjeçar në formë të rëndë. Tani kemi një djalë dhe një vajzë në gjendje të rëndë. Në kombinim me atmosferën më të fgtohët dhe hapësira të mbyllura, do të fillojë edhe ndotja e ajrit në Shkup, do të vinë edhe viruset tjera, grupet sezonale dhe do të komplikohet situata”, tha Mitrev.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë sot bëri të ditur se që nga fillimi i epidemisë numri i të diagnostifikaurve me COVID-19 është 13.076, numri i të diagnostifikuarve është 9.625 dhe numri i të vdekurve është 551./Telegrafi/

Zhan Mitrev për coronavirusin në Maqedoni: Gjendja në vjeshtë do të jetë më e keqe shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy