Zhernovski: Lidhja me Greqinë e bënë vendin tonë korridor energjie

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, si një partner strategjik dhe aleat në NATO, Qeveria po fillon disa projekte që do të jenë të rëndësishme jo vetëm për vendin, por edhe për rajonin, shkruan Andrej Zhernovski në Facebook.

“Bëhet fjalë për përfshirjen e vendit në ndërtimin e terminalit të gazit natyror të lëngshëm pranë Aleksandrisë, një projekt që krijon mundësi për furnizim të përhershëm dhe të qëndrueshëm të gazit në vendin tonë, i cili do të bëhet një pikë nga ku do të shpërndahet gazi në rajon dhe vendet që do të tregoni këtë interes. Kjo lidhje me Greqinë, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe BE, e bën vendin tonë një korridor energjie për vendet e Evropës Juglindore për qasje alternative në burime të konsiderueshme të energjisë.

E gjithë kjo po ndodh sepse vendi ynë tani është i hapur, i lidhur dhe i integruar. Ndodh sepse Marrëveshja e Prespës ekziston dhe funksionon, sepse ne jemi pjesë e familjes së NATO-s dhe pjesë e vendeve që ndajnë vlerat dhe standardet evropiane.

Kur i shtojmë këtij lajmi të bukur dhe shumë të rëndësishëm që Qeveria do të investojë në pjesën perëndimore dhe lindore të Korridorit 8, atëherë me të drejtë mund të konkludojmë se kemi përpara një periudhë që e kemi pritur gjatë kohë”, shkruan Zhernovski./Telegrafi/

Advertisement

Zhernovski: Lidhja me Greqinë e bënë vendin tonë korridor energjie shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy