Zhupa shfrytëzon Liqenin e Dibrës për zhvillimin e turizmit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Komuna rurale Qendër Zhupë e cila para disa dekada ka qenë territor i komunës Dibër, një vëmendje të veçantë i kushton edhe zhvillimit të turizmit. Në këtë komunë e cila është multietnike dhe në të jetojnë edhe shqiptarët, dy vitet e fundit janë realizuar shumë projekte në sferën e turizmit. Bëhet fjalë për projekte në sferën e infrastrukturës rrugore me të cilët mundësohet bregu i liqenit të Dibrës në anën e Zhupës të zhvillohet edhe si qendër turistike.

Këshilli i komunës Qendër Zhupë në koordinim me kryetarin e komunës Arjan Ibrahim dhe me përkrahje të pushtetit qendror, brenda dy viteve të fundit kanë hapur dhe ndërtuar një rrugë që lidhë Qendër Zhupën nëpërmjet fshatrave Papranik i Madh, me bregun e liqenit. Është një rrugë që hapet për herë të parë dhe e cila mundëson që banorët e kësaj komune, por jo vetëm ata, të shfrytëzojnë për rekreim turistik Liqenin e Dibrës. Kryetari i komunës Arjan Ibrahim thotë se me dy projekte që kanë përkrahje nga pushteti qendror përveç hapjes së rrugës është bërë edhe vendosja e lojërave për fëmijë pikërisht në bregun e liqenit. Duke marrë parasysh se në këtë komunë rurale aktualisht nuk ka asnjë kënd lodrash për fëmijë, vendosja e këtij këndi në bregun e liqenit do të jep një mundësi të madhe edhe për rekreimin të fëmijëve. Poashtu kjo pjesë e liqenit mundëson që të ndërtohet edhe një plazh moderne e cila do të shfrytëzohet nga të rinjtë. Është një zonë e bukur me pasuri natyrore dhe përplot me vegjetacion. Së shpejti pritet që në këtë pjesë të bregut të liqenit të ndërtohen edhe kapacitete hotelerike nga ana e mërgimtarëve të kësaj ane të cilët punojnë në Itali, Gjermani dhe shtete të tjera të Evropës.

Banorët të kësaj komune presin që përveç zhvillimit të turizmit që aktualisht realizohet me bukuritë e fshatrave e sidomos shtëpinë muze të Mustafa Kemal Ataturkut, që vizitohet nga një numër i madh i turistëve nga vendi dhe Turqia meqë fshati Koxhaxhik është fshati i prindërve të Kemal Mustafa Ataturkut, tani edhe bregu i Liqenit të Dibrës të mundësoj një zhvillim më dinamik në sferën e turizmit. Në takimet që ka patur pushteti vendor me disa nga investitorët të interesuar është përcaktuar interesi i investitorëve për të ndërtuar hoteleve dhe objekte të tjera shërbyese pikërisht në obljektin e liqenit të Dibrës që bie në pjesën e komunës Qendër Zhupë. Në këtë takim mërgimtarët tanë janë të bindur se natyra dhe bukuria e liqenit mundësojnë zhvillim turistik

Advertisement

Në përcaktimet zhvillimore të kësaj komune në aspektin e zhvillimit të turizmit thonë se ka edhe mundësi për zhvillimin e turizmit malor. Pikërisht sipas pushtetit vendor pritet shumë shpejt të ndërtohen shtigje për vizita turistike në malet Stogovë dhe Luçishtë për të vizituar bjeshkët e bukura ku gjenden edhe kullosat verore të kësaj ane. Komuna Qendër Zhupë para disa muajve përveç lidhjen që ka tek Ura e Mellniçanit me Dibrën, ka përfunduar edhe lidhjen direkte me pjesën e komunës Strugë. (koha.mk)

Zhupa shfrytëzon Liqenin e Dibrës për zhvillimin e turizmit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy